Aleatët më të mirë të pastrimit të shtëpisë suaj

Pastruesit më të mirë të shtëpisë ndoshta vijnë në një shishe, por në jo pak raste ata nuk rezultojnë efektivë. Por aleatët më të mirë të pastrimit të shtëpisë suaj gjenden në kuzhinën tuaj…

Lifestyle

07/02/2017 16:01

Limoni

Limoni pastron shumë mirë mikrovalën, pastron njollat nga sipërfaqet e vështira, dhe iu jep shkëlqim.

Orizi

Orizi bën pastrimin perfekt të vazove dhe njollave të ndryshkut.

Kripa

Kripa është pastruesi ideal për pajisjet e shërbimit shtëpiak si hekuri i rrobave.

Lajthitë

Nëse keni dëmtime në mbajtëset e drunjta e vetmja gjë që duhet të bëni është të fërkoni sipërfaqen me një lëvozhgë lajthie për të mbuluar dëmin.