Aleanca për Shqiptarët: Ndërhyrje urgjente e faktorit ndërkombëtar për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës

Partia Aleanca për Shqiptarët, kërkon ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarëve për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.

Lajme

02/11/2017 17:56

“Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë. Vlerësojmë se ky gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deri-djeshëm. Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik.  Gjithashtu sigurojmë opinionin që rasti i Kumanovës do të marrë epilog të drejtë bashkë me reformat në drejtësi, si përcaktim esencial i veprimit tonë politik dhe pjesëmarrjes në Qeveri”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.