Alderweireld largohet nga Tottenham, zgjedh klubin e ri?

Toby Alderweireld mund të largohet nga Tottenham për te një rival i madh nga Premierliga.

Sport

31/03/2018 11:36

Toby Alderweireld vijon të mbetet një problem për Tottenham.

Mbrojtësi nuk është në planet e Pochetinos por as nuk pranon të rinovojë në një situatë të tillë ku nuk luan rregullisht duke shtuar zërat e merkatos rreth tij.

Chelsea kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke i bërë një ofertë deri në 40 mln paund për lojtarin belg i cili ka kontratë edhe një vit me Spurs-at.

Për 29-vjeçarin interesohen edhe Manchester  United me Barcelonën teksa dëshira e tij është të qëndrojë ende në Premier League.