Alcatara mungon kundër Man Utd

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara do të mungojë kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi spanjoll u zëvendësua pas 25 minutash lojë në ballafaqimin kundër Hoffenheimit dhe gjiganti bavarez ka konfirmuar se ish ylli i Barcelonës do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme. “Thiago Alcantara dyshohet se ka një qarje…

Sport

29/03/2014 18:06

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara do të mungojë kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi spanjoll u zëvendësua pas 25 minutash lojë në ballafaqimin kundër Hoffenheimit dhe gjiganti bavarez ka konfirmuar se ish ylli i Barcelonës do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme.

“Thiago Alcantara dyshohet se ka një qarje të ligamentit në gjurin e tij. I urojmë shërim të shpejtë”, thuhej në një postim të publikuar në profilin zyrtar të Bayernit në Twitter.

Dueli me Hoffenheimin ishte një ditë dëshpëruese për Bayernin që u ndal në serinë prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme, në barazim 3:3.

Mirëpo, trajneri Pep Guardiola pushoi disa prej futbollistëve kryesorë para duelit të parë me Unitedin në Old Trafford të martën.