Albumi i dytë nga Asim Gashi është në ‘furrë’

Është njëri ndër këngëtarët e paktë që preferon gjatë gjithë kohës të këndoj ‘live’ duke mos i harruar vlerat e këngëve të vjetra shqipe.

ShowBiz

15/10/2017 20:20

Këngëtari Asim Gashi aktualisht e ka në ‘furrë’ albumin e tij të dytë të stilit ‘Unppluged/ Vocalo Instrumental’, shkruan lajmi.net

Është i pari që nisi një stil të tillë të të sjellurit albume dhe ky është i dyti me radhë nga ai.

Albumi në fjalë përmban gjithsej 8 këngë e pjesë e tij janë disa prej instrumentistëve të suksesshëm si: Agron Peni, Astrit Stafai, Shpejtik Gashi, Mustaf Bajrami.

‘Unppluged 2’ do të jetë gati brenda muajit tetor derisa Asim Gashi përveç me punën rreth këtij albumi ai është i angazhuar edhe në garden e FSK, në Filharmonin e Kosovës dhe disa mbrëmje e dasma muzikore.

E deri në publikimin e albumit të tij të dytë mund të shoqëroheni me këngët ‘live’ të cilat i ka punuar me plot përkushtim dhe që rezultuan me shumë sukses në albumin e parë ‘Unppluged 1’./Lajmi.net/

YouTube player