Albumi i Dua Lipës më i dëgjuari në këtë platformë muzikore

Sukseset për vajzat shqiptare që po bëjnë karrierë në botë, nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

22/10/2018 15:35

Dua Lipa është njëra prej tyre që numëron suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj, e së fundi ajo shënoi edhe një arritje të re, shkruan lajmi.net.

Albumi i saj është më i dëgjuari nga albumet e artisteve femra në platformën muzikore ‘Spotify’.

Lajmin e bëri të ditur vetë babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cili njofton që kënga është dëgjuar mbi 4.22 miliard herë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Dua Lipa është “Kiss and Make Up” me grupin korean “Blackping”, që po pritet mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpNMdrmlkn6/?hl=en&taken-by=dukagjinlipa