Albulena Haxhiu me familje i bashkangjitet protestës (FOTO)

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, së bashku me burrin dhe djalin e saj i është bashkuar protestës që ka filluar pranë Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.

Lajme

29/09/2018 14:47

“Në mbrojtje të Republikës duke përmbushur edhe amanetin e Plakut. Mali sot është zëri i gjyshit të tij!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Protesta është organizuar nga lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.