Albulena Haxhiu i quan primitivë Halitin e Gashin

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka reaguar pas përleshjes së sotme në mes të Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

Lajme

18/05/2018 19:32

Ajo në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo është një situatë primitivësh ndërkohë që ka shkruar se kjo përleshje ishte e rrejshme.

“Arben Gashi dhe Xhavit Haliti u përleshën fizikisht sot në Kuvend. Situatë primitive primitivësh? Ndoshta edhe kjo. Por, që të dy këta vijnë nga Peja dhe mbase duan që të besojmë se koalicioni LDK-PDK në Pejë është i rrejshëm. Më parë e rrejshme ishte vetë kjo përleshje. E vërteta e tyre është koalicioni. E vërteta e tyre është se janë bashkë, shumë afër, tepër afër, aq afër saqë po ndeshen. Ndeshen e duket se përleshen”, ka thënë Haxhiu.