Albin Tahiri, i 56-i në garën e radhës

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Sport

18/02/2018 08:10

Skitari ynë doli i 56-ti nga 110 garues.

Albini pati kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve.

Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda, njofton KOK-u.

Gara e fundit për Albinin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi.

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda).

I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35). /Lajmi.net/