Albin Kurti viziton Haskukën në Prizren

Albin Kurti ka vizituar gjatë ditës së sotme Kryetarin e Prizrenit nga Vetëvendosje ,Mytaher Haskuka, i cili doli fitues në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë vitit 2017.

Lajme

11/01/2018 12:47

Kurti , që tashmë është kandidat i vetëm i Vetëvendosjes për  Kryetar, ka zgjedhur që një ditë pas konfirmimit të kësaj çështjeje të vizitojë një Komunë që udhëhiqet pikërisht nga partia që ai do të drejtojë nga 21 janari, transmeton Lajmi.net.

Sado që Haskuka deri tash nuk ka deklaruar asgjë lidhur me situatën e krijuar në VV, ai sot ka mirëpritur Kurtin, ndërsa lajmin për këtë takim e kanë bërë publik dy deputetë të Vetëvendosjes nga Prizreni, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku ./Lajmi.net/