Albin Kurti u mban “ders” protestuesve (VIDEO)

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet, Albin Kurti, i është bashkuar sot gjatë ditës protestuesve në shesh.

Lajme

25/02/2016 15:44

Në faqen zyrtare të VV-së në facebook, është postuar një video ku Kurti shihet duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve për situatën politike në Kosovë, transmeton lajmi.net

I ulur në një karrige plastike të bardhë, Kurti e shpjegon gjendjen politike me konceptet e veta, duke iu përgjigjur pyetjeve të protestuesve.

Kurti thotë se duhet të bëhet dialog shoqëror e jo diplomatik, në mënyrë që të gjithë në Kosovë të integrohemi për zhvillim

“Jo liderët të mbyllen në Bruksel dhe ky i fundit t’ju thotë atyre shkoni e shiteni këtë marrëveshje te populli juaj”, deklaron Kurti.

Ai konsideron se kryeministri i Serbisë Alexandar Vuçiq, po ia rrit kërkesat Thaçit, në mënyrë që Lista Srpska ta votojë atë për president. /lajmi.net