Albin Kurti thotë se e fali Aida Dërgutin

Deputeti dhe ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dërguar një letër nga burgu për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Lajme

17/12/2017 12:33

Letrën e lexoi Arben Vitia.

“Statuti dhe procedura janë mënyra më e duhur, rregullat dhe procedurat”, ka thënë Kurti në këtë letër në të cilën ai e mbështeti mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

“Jemi subjekti i parë në vend, qeverisim kryeqytetin e vendit, Prishtinën, dhe kryeqytetin e kulturës sonë, Prizrenin”, tha Kurti duke iu referuar rezultatit në zgjedhjet lokale.

“Është dashur shumë pasion e aksion për atë që shihet e dihet sot. Nevojitet edhe më shumë vullnet e pasion”, tha Kurti.

“Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është e madhe dhe pozita është e vogël. VV është partia më e madhe”, tha Kurti.

“Janë të dhimbshme problemet e Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjitha që ka përdorur Aida. E fali edhe sikur të mos kishte kërkuar falje. Personalisht nuk më ka kurrfarë borxhi”, tha Kurti.