Albin Kurti sulmohet me vezë para oborrit të Kuvendit (Foto)

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa ka shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës që është parapa për ora 10 që të votohet demarkacioni me Malin e Zi.

Lajme

23/02/2018 10:15

Gazetari i lajmi.net ka dërguar fotografi kur Kurti është gjuajtur me vezë para oborrit të Kuvendit.

Kurti nuk është qëlluar, por veza ka rënë para këmbëve të tij.

E kjo mund të ketë ardhur si shkak i paknaqësisë ndaj Kurtit që po refuzon ta votojë demarkacionin.

Në të njëjtën kohë para Kuvendit janë duke protestuar një grup  i shoqërisë civile ku po kërkojnë që demarkacioni të votohet dhe vendi të nxirret nga izolimi./Lajmi.net/