Albin Kurti sot prezanton platformën

Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes sot do ta prezantojë platformën e tij.

Lajme

13/01/2018 08:01

Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes Albin Kurti sot do të tregojë se si do ta udhëheqë këtë subjekt, duke paraqitur platformën e tij.

LVV njoftoi se Kurti do të bëjë prezantimin në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Me këtë platformë ai synon ti marrë votat e anëtarëve të partisë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 21 janar.

Këto zgjedhje po vijnë në një kohë krizash për LVV-në kur rreth 7 deputetë janë dorëhequr nga pozitat partiake, duke përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri./Kallxo.com