Albin Kurti sot feston ditëlindjen

Deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Albin Kurti ka një ditë të veçantë. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” sot ka ditëlindjen dhe mbush 43 vjet.

Lajme

24/03/2018 11:45

Në biografinë e Kurtit tregohet se ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare, transmeton Indeksonline

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.

Ndryshe, në vitin 2010 ai ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në qershor të vitit 2011 është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.  Gjatë legjislaturës 2011-2013 Albin Kurti ka drejtuar Komisionin për Politikë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit me 143,642 vota.