Albin Kurti: Raporti i Shpejtim Bulliqit është aktakuzë për Thaçin dhe Mehën

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se raporti i Shpejtim Bulliqit për demarkacionin është aktakuzë për presidentin Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesin e komisionit për demaskimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën.

Lajme

20/03/2018 23:12

Sipas Kurtit në “Kosovë nuk ka drejtësi”, sepse do të duhej të merreshin me Thaçin dhe Mehën.

“Zoti Haradinaj raporti i Bulliqit është aktakuza, s’mund t’i barazojmë raportet, s’mund të bëjmë kësi jo serioziteti me integritetin territorial. Raporti i Bulliqit është aktakuzë për Thaçin dhe Mehën, por na s’kemi drejtësi në këtë vend, e ju po na thoni neve votoni aktakuzën, por kjo punë nuk shkon kështu”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/