Albin Kurti mohon takimin me PAN-in për Gjykatën Speciale

Pak para se të fillojë mbledhja e kryesisë së LVV-së, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mos specifikuar, ka thënë se do të diskutohet për gjërat brenda partisë për vitin 2018.

Lajme

04/01/2018 14:04

“Pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse është takuar me PAN-in për Gjykatën Speciale, siç raportuan mediat sot, Kurti ka mohuar një gjë të tillë.

“Absolutisht jo”, ka thënë shkurt Kurti.

Një takim të tillë e ka mohuar edhe deputeti i VV-së i afërt me Kurtin, Liburn Aliu. “Sistem interesant por i njohur i dezinformimit. Arben Ahmeti se pari shpif se Albini u takua me lideret e PAN-it dhe menjehere Periskopi e ben lajm. Dezinformimet nuk po “dhezin” me”, ka shkruar Aliu.

Ndërkaq, mbledhja e sotme e kryesisë së LVV-së erdhi pas dorëheqjes së kryetarit Visar Ymeri nga te gjitha postet drejtuese të partisë si dhe të Dardan Sejdiut. /Lajmi.net/