Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e puçit në Turqi, nuk pranon të flasë /VIDEO

Turqia e ka shënuar sot përvjetorin e grusht-shtetit kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Lajme

14/07/2018 23:43

Kjo ditë u shënua edhe në Prishtinë nga ambasada turke.

Aty nuk shkoi askush nga liderët shtetërorë, pos Albin Kurtit të Vetëvendosjes e kryeimamit të BIK-ut, Naim Tërrnava.

E kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dashur t’u përgjigjet gazetarëve, duke kërkuar që pyetjet t’ju drejtohen sekretariatit për media.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka që vije nga partia e Albin Kurtit.

Ndërkaq, asnjë nga krerët e lartë të shtetit të Kosovës nuk kanë qenë të pranishëm. /Lajmi.net/

YouTube player