Albin Kurti: Astrit Dehari u vra, kërkojmë hetim ndërkombëtar

Deputeti i Vetëvendosjes Albin KurtI gjatë ceremonisë së varrimit të Astrit Deharit i vdekur të shtunën në burgun e Prizrenit ka thënë se Dehari ishte aktivisti më i mirë që kishin dhe se nuk do ta kenë të lehtë pa të.

Lajme

08/11/2016 14:53

“Nuk do ta kemi të lehtë ta gjemë vetëm pasi kemi humbur Astriti, ai ishte aktvisit më i mirë që kishim. Astrit Dehari ishte edhe trim i dashur e shumë punëtorë dhe fort i ditur”.

Gjatë fjalimit të tije në ceremoninë e varrimit ish- lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se rasti i Deharit i cili u paraqit si një vetëvrasje e përsosur ishte një vrasje.

Ai po ashtu  ka thënë se nuk mund tu  besojnë hetimeve të vendorëve dhe kërkojnë hetim nga ndërkombëtarët.

Kurti është shprehur se në një vend ku vriten të burgosurit politik, vritet e gjithë shoqëria.

“Jemi në  dijeni që të gjithë dëshirojnë ti dëmtojnë aktivistët e rinj të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti