“Albin, ju paskeni edhe jahte”!

Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, ka ironizuar me Shpend Ahmetin dhe qëndrimin e tij në një jaht milionësh në Budva.

Lajme

25/03/2017 22:36

Havolli si shkas e ka marrë një deklaratë të Albin Kurtit, liderit në hije të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurti nifar vakti thojke: “Ata kane xhipa, ne duam trotuare”. Albin, ju paskeni edhe jahta?”, ka shkruar Havolli, transmeton lajmi.net.

Shpend Ahmeti mbrëmë ishte në Shkodër ku nga shkallët e “Loro Boriçit” përcolli ndeshjen e Kosovës kundër Islandës në kuadër të eliminatoreve për “Rusia 2018”.

Pas Shkodrës, i pari i Prishtinës ka gjetur “strehë” në Budvë. Të paktën kështu duket nga fotografitë e publikuara sonte.

Përveç që ka qenë në qytetin e bukur të bregdetit malazez, Shpend Ahmeti është çlodhur në një jaht multimilionësh. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Çfarë po kërkon Shpend Ahmeti në një jaht multimilionësh në Budvë (Foto)