Albert Bunjaki ka një lajm për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj ende e ka derën e hapur të Përfaqësuesja e Kosovës.

Sport

30/09/2016 19:02

Kështu ka deklaruar përzgjedhësi i Albert Bunjaki, në prag të ndeshjes me Kroacinë.

Januzaj është ndër lojtarët e pakët që ende ka të drejtë t’i bashkohet Kosovës, duke lënë Belgjikën.

“Nuk ja mbyllim derën Adnan Januzajt, ne kemi shprehur interesim. Nuk ka pasur më tentim për ta bindur Januzajn. Ai duhet të trokit tani në derën e Federatës”, ka thënë Bunjaki.

“Ne e kemi përcjellë atë qysh në moshën 16 vjeçare. Edhe zyrtarisht i kemi shprehur interesim. Me babën e tij nuk kam pasur kontakt, dera për të është gjithmonë e hapur, por asnjë hap më nuk e lëvizim për ta bindur atë”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.