Albërie Hadërgjonaj në paradën e shqiptarëve në Manhattan

Albërie Hadërgjonaj është këngëtare që për vite m radhë vazhdon ta argëtojë publikun.

ShowBiz

09/06/2018 17:31

Ajo ka pak ditë që është larguar nga Tirana, ku ka qëndruar për disa ditë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja po merr pjesë në paradën e shqiptarëve të organizuar në Manhattan.

Ajo me shumë krenari brohoriste bashkë me turmën që ishte mbledhur në qytet, që të gjithë me simbole kombëtare shqiptare në duar.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Albëria është “Leje Leje”, këngë që u prit mirë në publik. /Lajmi.net/

YouTube player