Albëria shumë shpejt me projekt të ri: Gjithë shqiptarëve do ju bëhet zemra mal!

Albërie Hadërgjonaj kohët e fundit është më aktive në muzikë.

ShowBiz

16/07/2018 10:02

Ka pak kohë prej kur ka publikuar projektin e fundit, ndërsa menjëherë ka vazhduar punën rreth këngës së re, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ndjekësit e kanë pyetur këngëtaren se kur do të vjen kënga e re, ndërsa Albëria tregoi që po punon rreth një projekti të ri edhe zbuloi se çfarë tematike do të ketë.

“Jam duke punuar një këngë të re që gjithë shqiptarëve do ju bëhet zemra mal!! Gjithë shqiptarët kudo që jemi i njëjti gjak na rrjedh në vena!!!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj është “Leje leje”, këngë që u prit mirë nga fansat e saj. /Lajmi.net/