Albëria në koncertin e grupit të famshëm

Albërie Hadërgjonaj është emër i dashur për publikun.

ShowBiz

21/10/2018 10:40

Albërie Hadërgjonaj është goxha aktive në rrjete sociale, përmes të cilave zbulon çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar pamje nga koncerti i një grupi të famshëm që u mbajt mbrëmë në Los Angeles.

Është fjala për koncertin e grupit Migos, nga ku Albëria përmes një videoje tregon atmosferën që mbretëroi mbrëmë.

Kujtojmë që “Leje leje” është projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj, i shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/