Albatrit Muqiqi me këngë të re për dashurinë dhe një befasi për fansat

Pas suksesit të madh që pati me këngën 'Nuk muj me ta fal', Albatrit Muqiqi ka nisur punën për projekte të reja.

ShowBiz

16/05/2018 15:01

Vetë këngëtari për lajmi.net ka zbuluar se është duke punuar për një këngë të re e cila ka tematikë dashurinë dhe për të ka zgjedhur si bashkëpunëtor Irkenc Hykën. Këngës do t’ia realizoj edhe videoklipin, shkruan lajmi.net

Ai gjithashtu bëri të ditur se do ta sjell edhe albumin e tij të ri i cili do t’i ketë prej 12 deri në 15 këngë.

Të dya, si projekti i ri ashtu edhe albumi pritet të publikohen brenda muajit Maj.

Albatrit Muqiqi në muajt e nxehtë është i angazhuar edhe me dasma e ahengje të ndryshme e kohën e lirë po e kalon me familjen, veçanërisht vajzën e tij Amelia e cila me datë 8 të këtij muaji festoi ditëlindjen e parë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bcr-2xMDPXI/?taken-by=albatritmuqiqi

https://www.instagram.com/p/Bijy9emButX/?taken-by=albatritmuqiqi