Albana Osmani përlotet teksa merr titullin ambasadore (Foto/Video)

Në shenjë mirënjohjeje për nismën “Ti je një luledielli”, Arbana Osmani mori titullin 'Ambasadore'.

ShowBiz

06/04/2017 12:45

Kjo nismë është inicuar nga vetë ajo ndërsa dhjetëra fëmijë të prekur nga sëmundjet e gjakut do të mund të kenë një dritë më shumë, përcjell lajmi.net

Lajmin ia ka dhënë Debrah Ann Mace nga “Children for Peace”, live në emisionin “Top Show”.

Sigurisht se nuk ka munguar falenderimi i Arbanës e cila ndër emocione është shprehur:

“Faleminderit “Children For Peace”!
E nderuar zonja Debrah Ann Mace, jam shumë e gëzuar që kemi mbështetjen tuaj për të çuar para projektin “Ti je një luledielli” për të ndihmuar edhe më shumë fëmijët në nevojë. Ndihem shumë e nderuar të pranoj këtë akreditim si ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ju premtoj që do vazhdoj misionin tim për të ndërtuar një botë më të mirë për ne të gjithë! Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan me projektin. Çdonjëri nga ne mund të bëjë një diferencë, por së bashku ne bëjmë ndryshimin. Faleminderit Zot! Bëre të mundur çdo gjë! Thank you God. Glory to you! Ndaj këtë akreditim me 3 mijë ambasadorë që mbështetën këtë fushatë nga e gjithë bota, duke dhënë kontributin e tyre! Ndaj në 7 pjesë këtë akreditim me grupin e vullnetarëve që janë heronjtë e këtyre javëve”../Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BShTCiggvab/