Alban Skënderaj publikon këngën “Lea”

Alban Skënderaj është ndër kantautorët më të mirë shqiptarë.

ShowBiz

15/09/2018 16:07

Ani pse nuk publikon shpesh këngë të reja, suksesi i tyre është i garantuar, shkruan lajmi.net.

Këngëtari sapo ka publikuar projektin më të ri me titull “Lea”, këngë të cilës ia ka shoqëruar edhe videoklipin.

Tekstin e këngës e ka shkruar Alban Skënderaj, për mix-masterin është përkujdesur Lorenc Aliaj, kurse klipi u realizua nga Imagine Films.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Lea”, nga Alban Skënderaj. /Lajmi.net/

YouTube player