Alban Skenderaj paralajmëron diçka të re: A jeni gati?

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj është shumë aktiv në projekte muzikore.

ShowBiz

16/06/2018 12:03

Para pak ditësh ai ka sjell këngën e re “Drejt suksesit”, me reperin e njohur Noizyn ku projekti u prit mjaft mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Meqë jemi në prag të verës edhe Albani mesa duket është në përgatitje të këngëve të reja që do i lansojë në vazhdim.

Përmes një fotografie të publikuar në Instastory, lë të kuptohet se është fjala për projektin e tij të ri.

“A jeni gati për këngën e verës”, ka shkruar Skenderaj.

“Drejt suksesit”, ka marrë tashmë mbi dy milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkFIA_zHNDG/?hl=en&taken-by=albanskenderaj