Alban Skënderaj ndan momente nga koncerti “Hapësira e një ëndrre”

Kantautori Alban Skënderaj është aktiv në profesionin që ushtron.

ShowBiz

01/10/2018 11:50

Së fundi, ai ka mbajtur koncert me titull “Hapësira e një ëndrre”, shkruan lajmi.net.

Pas këtij koncerti, ai përmes një videoje ka ndarë me ndjekësit pjesë nga ky koncert, kurse njoftoi që së shpejti publikohet videoja e plotë në kanalin e tij zyrtar.

“Uroj ta keni pelqyer dhe shijuar koncertin! ? Nese nuk i’a keni dale ta ndiqni mbreme ne television, nga sot, ora 13:00 mund ta gjeni ne Youtube te plote ne kanalin tim zyrtar”, shkruan Albani.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Alban Skënderaj është “Lea”, i shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/