Alban Skënderaj me rekord në top-listë (Video)

Kënga e Alban Skënderajt është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” në “Top Awards” këtë javë, e menjëherë ka arritur të renditet në vendin e parë.

ShowBiz

21/02/2016 17:43

E publikuar më 14 shkurt, “Unë dhe ti” ka rezultuar tepër e suksesshme, duke bërë që kjo renditje të ndodhë për herë të parë që prej 11 javësh, që kur ka filluar ky klasifikim.

YouTube player

Ndërsa “lufta” mes Era Istrefit dhe Mc Kreshës ende vazhdon, pasi ndryshe nga java e kaluar, “Bonbon” është ngjitur me dy pozicione, duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Mc Kresha në vendin e tretë, transmeton TCH.

YouTube player
YouTube player

Një rënie të madhe në renditje ka pësuar Besa ft. Ansi me “Kameleon”, me 11 vende, duke u pozicionuar në vendin e 16.

I janë shtuar “The Top List” për këtë javë Alban Skënderaj – “Unë dhe ti”, Young Zerka – “Like Rihanna”, Flori – “Ku gabum”, duke u larguar nga ky klasifikim 3 projekte të tjera muzikore, Lyrical Son – “Hey Hey Hey”, Vig Poppa ft. Dhurata Dora – “Zoom Zoom”, Butrint Imeri – “Eja Eja”.

  1. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  2. Era Istrefi – Bonbon
  3. Mc Kresha ft Gjurmet – Era
  4. NRG Band – Ajo m’kalli
  5. Mozzik – Dhezu
  6. Kida – Ski ide
  7. Flori – Ku gabum
  8. Ledri Vula – SRMN
  9. Samanta – Asnjo si un
  10. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
  11. Majk ft Ghetto Geasy – S’jena mo
  12. 2TON – Ani Nasht
  13. Young Zerka – Like Rihanna
  14. Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
  15. Noizy – Number one
  16. Besa ft. Ansi – Kameleon
  17. Vesa Smolica – SixtyNine
  18. Adelina ft. Robb Daddy – Eren e saj