Alban Skënderaj kthehet pas në vitin 2005, sjell nostalgji nga…

Njëri prej artistëve më të pëlqyer të skenës muzikore është edhe Alban Skënderaj.

ShowBiz

29/12/2017 20:29

Ai ka sjellë gjatë gjithë këtyre viteve hite të cilat ende vazhdojnë të dëgjohen me ëndje nga publiku, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Albani është rikthyer prapa në kohë duke publikuar një nga këngët e tij të realizuara në vitin 2005.

Bëhet fjalë për projektin “Një thirrje të dëshpëruar”, këngë të cilën e sjell me një vokal të veçantë.

Për ndryshe, “More than a song” është projekti i fundit nga Albani të cilin e solli në duet me bashkëshorten e tij, Miriam Canin, pra është kënga “Dhurata” në versionin e ri. /Lajmi.net/

2005

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on