Alban Ramosaj pjesë e ‘Kënga Magjike’

Alban Ramosaj do të jetë pjesë e ‘Kënga Magjike’.

ShowBiz

30/10/2018 16:37

Këngëtari Alban Ramosaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’ dhe këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net

‘’ Tu enderru se si do jete performanca e Kenges Magjike…’’, ka shkruar ai pranë fotos. Albani ishte pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’ në vitin 2016 ku fitoi për “Çmimin Tendencë”.

Këngëtari më pas kishte thënë se këtë çmim ia dedikon familjes, e duke mos i harruar edhe fansat për të cilët tha se janë gjithmonë pranë tij për ta mbështetur atë.

Albani në këtë festival u prezantua me këngën që mbanë titullin “Aurora”./Lajmi.net/

YouTube player