Alban Ramosaj flet për babain e ndjerë: E kam gjithnjë në mendje

Alban Ramosaj dhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj kanë humbur babain e tyre që kur ishin të vegjël.

ShowBiz

28/05/2018 11:55

Përmes rrjeteve sociale herë pas here dyshja kanë shprehur dashurinë dhe mallin që ndjejnë për të atin, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, Albani gjatë një interviste tha se e ka gjatë gjithë kohës në mendje pavarësisht se fizikisht nuk është.

“Komunikoj me babin, jam njeri shpirtëror, besoj tek energjia. Nuk lutem por e kam gjithë në mendjen time, e kam gjatë gjithë kohës në mendje, në momentet kulminante të jetës time. Them a është krenar për mua? Mesa e kam njohur dhe me flet mami besoj se do ndihej krenar”, tha Ramosaj.

Ndryshe, Albani është në përgatitje të pjesës së dytë të Hiraeth “A thu pse”, ku e para është lansuar para në muaji. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjP8aPwDRRO/?taken-by=albanramosaj