Alban Mehmeti: Nuk do të ribashkohet grupi “Aurora”

I ftuar në emisionin veror “21 Gradë”, ishte këngëtari i njohur shqiptar Alban Mehmeti.

ShowBiz

30/08/2018 09:19

Këngëtari tregoi për suksesin e madh që kishte në sezonin e verës dhe foli për projektet që do të lansohen në të ardhmen.

YouTube player

Artisti gjithashtu foli edhe për raportet që ka me anëtarët e grupit “Aurora”, që dikur ishin një grup shumë i pëlqyer nga publiku.

“Me ta dëgjohemi jo shumë shpesh, në të rrallë ose kur takohemi rrugës nuk kemi ndonjë kontakt”, u shpreh këngëtari.

Albani tregoi se nuk ka ndonjë plan për tu ribashkuar grupi dhe kjo gjë do të ndodhte vetëm nëse fansat do të kërkonin.

Ndryshe, Mehmeti po vazhdon që me sukses të shfaqet në koncerte dhe ahengje të ndryshme familjare.