Alban Meha falet në Dubai (FOTO)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha ka treguar edhe një herë se është praktikues i rregullt i fesë islame, pasi këtë gjë e ka vërtetuar edhe me vizitën e tij të fundit në Dubai.

Sport

25/12/2014 18:46

Alban Meha ka shkuar për vizitë në Dubai. Sidoqoftë, atij nuk i kanë interesuar ndërtesat e larta të këtij vendi, por ai është fokusuar më shumë në xhamitë e këtij vendi.

Meha ka vendosur që të shkojë në njërën ndër xhaminë më të njohur të Dubait, Sheik Zayed, për të falur namazin e tij.

Përndryshe, Meha është në një formë shumë të mirë që nga rikthimi nga lëndimi, pasi ka shënuar dy gola me skuadrën e tij Paderbornin, në Bundesligë.