Alban Krasniqi vëllai i “Komandant Kumanovës”: Të burgosurit torturohen për vdekje

Vëllai i Muhamet Krasniqit (Komandant Malishevës), Alban Krasniqi, alarmon për gjendjen e të arrestuarve nga policia maqedonase. Ai thotë se ata gjendja e të burgosurve është e rëndë dhe rrezik për jetë.

Lajme

15/05/2015 14:11

Krasniqi i cili njëherit është edhe pjesëtari i lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë se vëllai i tij, Muhameti, së bashku me të arrestuarit të tjerë të kapur nga Policia e Maqedonisë gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë, po torturohen në forma çnjerëzore nga kjo polici.

Postimi i plotë i Alban Krasniqit në Facebook

“Urgjente:

Gjendja e të burgosurve është shumë e rëndë dhe rrezik për jetë.

Ata i janë nënshtruar torturave çnjerëzore nga policia maqedonase, derisa kanë plagë të rënda duke mos u ofruar kurrfarë mjekimi.

Ndërhyrja në ofrimin e ndihmës mjekësore është jetike.”