Alba tregon se çfarë dëshiron të ndodhë me trajnerin e Real Madridit

Jordi Alba shpreson që Julen Lopetegui nuk do të shkarkohet para ndeshjes të së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

23/10/2018 19:19

Këtë fundjavë, sytë e gjithë tifozëve të futbollit do të jenë në ‘Camp Nou’, ku Barcelona takohet me Real Madridin.

Para kësaj ndeshje, trajneri Julen Lopetegui rrezikon të shkarkohet, shkaku i formës së dobët të Real Madridit këtë fillim sezon në La Liga.

Por, mbrojtësi Jordi Alba, shpreson që Lopetegui të jetë në bankinën e ‘Los Blancos’ gjatë përballjes ‘El Clasico’.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, kam një respekt të madh për të, sepse më ka ndihmuar shumë”, ka deklaruar Alba për trajnerin e Real Madridit, Julen Lopetegui.

“Edhe pse nuk më pëlqente ekipi që ia u bashkua, shpresoj të mbetet aty sepse është një profesionist i madh”./Lajmi.net/