Alba i tha “mëso mirë spanjishten”, por shikoni sa gjuhë i flet Kovacic

Mediat spanjolle janë përkujdesur për t'iu "përgjigjur" Jordi Albas, pasi që ky i fundit ofendoi Mateo Kovacicin në El Clasico.

Sport

07/12/2016 16:50

Anësori i Barcelonës i tha kroatit të Real Madridit që të mësojë të flas spanjisht mirë, duke e quajtur trutrashë.

Në një video të postuar nga mediat iberike, shihet se Kovacic i flet për mrekulli pesë gjuhë, përcjellë “Lajmi.net”.

Kovacic flet kroatisht, gjermanisht, anglisht, italisht dhe spanjisht.

Ofendimi i Albas drejt Kovacicit ka qenë lajm i madh dje në Spanjë, ku spanjolli është kritikuar ashpër për sjelljen e tij.

page

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.