Alba: Shumë mirë që ky futbollist u largua nga Barcelona

Jordi Alba nuk brengoset për largimin e Neymarit nga Barcelona.

Sport

10/11/2017 09:08

Jordi Alba nuk e sheh të nevojshme të vajtohet largimi i Neymarit nga Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se braziliani nuk e shihte veten pjesë të ekipit dhe ka bërë mirë që u largua nga Camp Nou.

“Është një futbollist i madh që për rrethanat e tij dhe bindjet vendosi të largohej nga klubi”, deklaroi Alba për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Siç e kam thënë edhe më parë, sinqerisht, për mua është më mirë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/