Alba: Duhet pranuar vendimet e referit

Jordi Alba thotë se në një El Clasico nuk ndodh shpesh të jepen tri penallti, por ai kërkon që të respektohen zgjedhjet e gjyqtarit. “Mendoj se e kemi mbajtur më shumë topin. Kemi ditur të bënim presion mirë dhe ishim më të rrezikshëm”, deklaroi fillimisht mbrojtësi i majtë spanjoll, pas fitores 4:3 të Barcelonës ndaj…

Sport

24/03/2014 13:00

Jordi Alba thotë se në një El Clasico nuk ndodh shpesh të jepen tri penallti, por ai kërkon që të respektohen zgjedhjet e gjyqtarit.

“Mendoj se e kemi mbajtur më shumë topin. Kemi ditur të bënim presion mirë dhe ishim më të rrezikshëm”, deklaroi fillimisht mbrojtësi i majtë spanjoll, pas fitores 4:3 të Barcelonës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

“Tri penallti? Duhet t’i respektojmë vendimet e gjyqtarit, edhe pse nuk ndodh shpesh që të vërshëllehet aq shumë”, vazhdoi përfaqësuesi spanjoll për Canal Plus.

“E ardhmja? Për tri skuadrat në krye të tabelës, çdo ndeshje është si një finale”, përfundoi ai.