Alarmohet Rusia, xhihadistët po kthehen para Kampionatin botëror – Lajmi.net
Alarmohet Rusia, xhihadistët po kthehen para Kampionatin botëror
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 15:10, 12 December 2017
Lajm i frikshëm para "Kampionatit botëror 2018" në Rusi.

Paralajmërimi i FSB-së vjen pasi javën e kaluar ushtria ruse e shpalli Sirinë vend të çliruar nga Shteti Islamik (ISIS) dhe pas një vizite gjatë ditës së hënë të presidentit rus, Vladimir Putin, në bazën ajrore të Rusisë në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Express.

Hiç më pak se 40.000 luftëtarë nga e gjithë bota, përfshirë nga Rusia, kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it që nga viti 2014 pas shpalljes së kalifatit në Siri dhe Irak.

Tani që kalifati i ISIS-it është rrëzuar, liderët dhe luftëtarët e saj po kërkojnë mënyra tjera për t’i vazhduar aktivitetet terroriste në territore të vendeve tjera, përfshirë në Rusi, ka thënë drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov.

Kupa e Botës në Rusi do të nisë në qershor dhe mbaron në korrik 2018.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan