Alarmohet Franca: Bërtiti “Allahu Akbar” dhe theri katër kalimtarë rasti dhe tre policë (Foto/Video)

Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”.

Bota

13/09/2017 20:55

Ky burrë ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse, transmeton Telegrafi.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, ky burrë është arrestuar, por derisa është futur në veturën e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ky burrë filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.

Dyshohet se ky burrë ishte liruar në prill të këtij viti nga spitali psikiatrik.

2-93

YouTube player