Alarmi i mjekëve: Kujdes nga interneti, dëmton shëndetin seksual

Vincenzo Mirone, profesor i universitetit “Federico II” ka dhënë një alarm në Venezia gjatë kongresit kombëtar të Urologjisë që u zhvillua këto ditë.

Lifestyle

19/10/2016 09:35

Sipas tij mjetet e fundit të teknologjisë së komunikacionit si laptopi, tabletat apo celulari kanë efekte të dëmshme në shëndetin seksual të njeriut.

Profesori thotë se varësia ndaj teknologjisë ndikon veçanërisht në prostatë, citojnë mediat italiane.

Këshillat e tij janë që celulari apo tableti të perdoren sa më pak gjatë ngrënies në mënyrë që tretja të jetë sa më e mirë, të ushtroni aktivitet fizik madje të fikni celularët tuaj të paktën 30 minuta përpara raportit seksual.