Alarmante: Arrin në 10.000 numri i të prekurve nga Ebola

Ka arritur një shifër alarmante e të infektuarve nga sëmundja e Ebolës. Deri më tani janë infektuar 10 mijë, ndërsa pjesët më të prekura janë shtetet e Afrikës Perëndimore. 

Bota

25/10/2014 16:26

Oranizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur me virusin Ebola ka tejkaluar shifrën 10,000.

Në raportin më të ri të kësaj organizate thuhet se 4,922 njerëz kanë vdekur. Pothuajse të gjitha rastet fatale kanë ndodhur në tre vendet e Afrikës Perëndimore: Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Vetëm dhjetë viktima janë shënuar jashtë këtyre shteteve. Mali është bërë vendi i fundit që ka regjistruar një vdekje nga Ebola.

Një vajzë dy vjeçe ka humbur jetën të premten. Mbi 40 persona që kanë qenë në kontakt me të, janë vënë në karantinë. /REL/