Alarmante: 8 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj grave brenda ditës

S’kanë të ndalur rastet e dhunës ndaj grave dhe femrave në Kosovë.

Lajme

16/08/2018 10:05

Vetëm në raportin 24-orësh të Policisë janë raportuar 8 raste të kërcënimeve, dhunimeve dhe dhunës fizike ndaj grave e femrave në Kosovë.

Rasti i parë është lajmëruar në Fushë Kosovë ku viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  për të cilin bashkëshortja e tij  viktima femër K/Shqiptare ka raportuar për rastin. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia, transmeton lajmi.net.

Dy raste të kanosjes janë raportuar nga femrat në Prishtinë dhe në Lipjan.

Madje në njërin rast gjithë ngjarja kishte ndodhur rreth një telefoni.

“Prishtinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë  viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Lipjan: Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni e kishte kanosë  viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në qytetin e Gjilanit është arrestuar një tjetër person pasi kishte keqpërdorur seksualisht një vajzë.

Pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Me 15.08.2018 Është  arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Edhe në Viti ka pasur raportime të dhunës ndaj femrave. I dyshuari kishte ofenduar dhe sulmuar fiizkisht një femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi  i njëjti kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër K/ Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

“Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi  i njëjti kishte kanosur verbalisht viktimen femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur.

Në Pejë gjithashtu bashkëshorti ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare  kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore e si pasoj ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Kurse në Gjakovë një pjesëtar i komunitetit egjiptian ka dhunuar një të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian i cili dyshohet se në një motel kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës së mitur  femër K/Egjiptiane. Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Para më shumë se një jave pikërisht në Gjakovë, kryefamiljari kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij.

Për rastet e shumta të dhunës ndaj grave dhe femrave, në disa qytete janë organizuar protesta. /Lajmi.net/