Alarm për cunami në Japoni

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur qytetin jugor japonez të Kumamotos, një ditë pasi një tjetër tërmet la të vdekur të paktën 9 persona.

Bota

15/04/2016 20:52

Termeti i parë ishte me magnitudë 7.1 ballë në një thellësi prej 7 km dhe i dyti 7.4 ballë në një thellësi prej 40 km.

Ndërkohë është paralajmëruar për mundësinë e një cunami.

Japonia është goditur vazhdimisht nga tërmetet, por ligjet e rrepta në fushën e ndërtimit kanë bërë që rrallë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.