Alarm për bombë në Tiranë

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Tiranë.

Lajme

03/11/2018 15:57

Një çantë e dyshimtë është gjetur në shkallët e një pallati në zonën e Unazës së re.

Ngjarja ka ndodhur në pallatet ‘Mesapliku’. Mendohet për lëndë shpërthyese.

Informacion Paraprak nga policia:

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e ‘Unazës së Re’ poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë./syri.net