Alarm për bombë në qendër të Tiranës

Një alarm për bombë ka pasur sonte në qendër të Tiranës.

Lajme

20/10/2018 21:24

Fillimisht ka pasur një njoftim për një pako të dyshimtë në midis zonës së Muzeut dhe Hotel Tiranës, çka ka bërë që të ketë një numër shumë të madh forcash policie dhe zjarrfikësesh në zonë.

Mirëpo pas kontrolleve rezulton se alarmi ka qenë i rremë dhe pakoja nuk ka pasur lëndë shpërthyese.

Duke ditur që është fundjavë dhe kjo është një nga zonat më të frekuentuara për qytetarët, paniku ka qenë i lartë./syri.net