Alarm në botë: Nesër pritet sulm i fuqishëm kibernetik

Një tjetër sulm kibernetik është shumë afër pas goditjes globale të së premtës që ka infektuar më shumë se 125,000 sisteme kompjuterike, paralajmëroi një studiues i sigurisë të dielen.

Auto & Tek

14/05/2017 18:29

Studiuesi i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar “MalwareTech”, i cili ndihmoi në kufizimin e sulmit të “Ransomware”, parashikoi edhe një tjetër sulm, i cili mund të vijë nesër, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Virusi, i cili mori kontrollin në dosje të përdoruesve, u përhap në 100 vende, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Rusinë.

Në Angli, 48 shërbime të Shëndetit Kombëtar (NHS), ranë viktimë, ashtu si 13 organe të tjera NHS në Skoci.

Pas marrjes së kompjuterëve, virusi shfaqi kërkesën për një pagesë prej 300 dollarësh (monedhë virtuale – Bitcoin) për t’i zhbllokuar skedarët.

Ky studiues i sigurisë kibernetike ka porositur bizneset që të jenë tejet të përgatitura sa i përket mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve të cilat janë shndërruar në trend kohën e fundit dhe një i tillë pritet të ndodhë të hënën./Lajmi.net/