Alarm i rrejshëm për bombë në Moskë, evakuohen mbi 4 mijë njerëz

Më shumë se 4 mijë njerëz janë evakuar nga një qendër tregtare në Moskë, pas një kërcënimi të rrejshëm me bombë.

Bota

15/07/2017 22:08

Të paktën kështu kanë thënë zyrtarët e shërbimit emergjent të Moskës për TAS.

“Mes 4 mijë deri 6 mijë njerëz janë evakuar nga qendra tregtare e Aviapark për shkak të një bombe”, ka thënë një zyrtar, transmeton lajmi.net

Më herët një burim i shërbimeve emergjente gjithashtu kishte bërë të ditur se evakuimi ishte bërë për shkak të disa problemve teknike. /Lajmi.net/